Kjo është gjendja momentalisht në pikën kufitare Bërnjak

Aktuale

Kjo është gjendja momentalisht në pikën kufitare Bërnjak

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 20:49
Bërnjak

Pas dakordimit nga ana e palës e Kosovës dhe asaj serbe për një draft-marrëveshje në lidhje me targat, gjendja në pikën kufitare në Bërnjak vazhdon të jetë e qetë.

Në ditën e dhjetë pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Qeverisë së Kosovës, gjendja në pikën kufitare në Bërnjak vazhdon të jetë e qetë.

Po ashtu ka një numër më të reduktuar të protestuesve në mbrëmje, krahasuar gjatë orëve të ditës.

Në këtë pikë, janë shtuar disa tenda, ndërsa në orët e mbrëmjes serbët protestues kanë lëshuar edhe muzikë teksa kanë refuzuar që ta komentojnë arritjen e marrëveshjes në mes dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat