Dalin detaje të reja nga marrëveshja e Brukselit, me këtë datë fillon largimi i barrikadave të Njësisë Speciale

Aktuale

Dalin detaje të reja nga marrëveshja e Brukselit, me këtë datë fillon largimi i barrikadave të Njësisë Speciale

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 12:53
Njësia Speciale

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për targat mes dyja palëve.

Sipas marrëveshjes të arritur sot në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.

KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë

Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.

Image
Marrëveshja e Brukselit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat