“Vuçiq një javë më herët kërkonte luftë, sot kërkon paqe”/ Miftaraj: Marrëveshja e arritur, sukses për Kosovën

Aktuale

“Vuçiq një javë më herët kërkonte luftë, sot kërkon paqe”/ Miftaraj: Marrëveshja e arritur, sukses për Kosovën

Nga: M.L. Më: 30 shtator 2021 Në ora: 13:03
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj konsideron se arritja e marrëveshjes për targat në Bruksel është sukses për Republikën e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se presidenti i Seribisë, një javë më parë kërkonte luftë ndërsa tash iu rikthye kërkesës për paqe.

Anash patriotizmin, anash premtimet elektorale lidhur me dialogun, anash qëndrimet lidhur me dialogun në të kaluarën nga partia në pushtet, marrëveshja e arritur është sukses për Republikën e Kosovës. Vuçiq një javë më herët kërkonte luftë, sot iu kthye kërkesës për paqe! EU dhe USA duhet që ketë fakt mos ta harrojnë dhe kalojnë në heshtje”, shkroi Miftaraj.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë të enjten nga Brukseli se është arritur marrëveshje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Në një letër të publikuar nga Lajçak në rrjetin social Twitter, shihet se palët janë pajtuar për tri pika kyçe:

Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat