Marrëveshja Kosovë-Serbi, ky është reagimi i Richard Grenellit

Aktuale

Marrëveshja Kosovë-Serbi, ky është reagimi i Richard Grenellit

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 16:05
Richard Grenell

Ish-Emisari amerikan për dialgoun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat.

Grenell ka shkruar se njerëzit në Ballkan nuk duhet të injorohen nga presidenti Biden dhe ekipi i tij.

Grenell në një replikë në Twitter ndaj ish-ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka shkruar se në Uashington po vazhdon në injorohet kolapsi i diplomacisë së ShBA-së.

“Gazetarët në DC vazhdojnë të injorojnë këtë kolaps të diplomacisë dhe udhëheqjes amerikane. Populli i Ballkanit nuk duhet të injorohet nga Joe Biden dhe ekipi i tij”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat