Avdullah Hoti: KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës

Aktuale

Avdullah Hoti: KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës

Nga: A.M. Më: 30 shtator 2021 Në ora: 17:01
Avdullah Hoti

Pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, ka reaguar ish kryeministri i Kosovës,  Avdullah Hoti.

Ai përmes një postimi në Facebook, është shprehur se KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sa i përket veprimeve të fundit, Kosova është plotësisht në të drejtën e saj.

Por, situata e re e krijuar nuk duhet lejuar të na kthejë prapa në procese që i kemi tejkaluar në koordinim me partnerët tanë, por gjithmonë në funksion të fuqizimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.

KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës. KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës.

Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Vetëm marrëveshja përfundimtare i zgjidh çështjet e hapura në mes të dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat