Avdyli: Kosova ka shënuar fitore të madhe në fushën e dialogut

Aktuale

Avdyli: Kosova ka shënuar fitore të madhe në fushën e dialogut

Nga: A.M. Më: 30 shtator 2021 Në ora: 19:08
Haxhi Avdyli

Deputeti Haxhi Avdyli, ka reaguar pas deklaratave të opozitës për marrëveshjen e nënshkruar sot në Bruksel.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “Kosova s`ka kohë me u ndalë për ata që vajtojnë kohërat e vjetra kur shteti ishte ndërmarrja e tyre private”.

Postimi i plotë:

Të njëjtit që vajtonin e fëlliqeshin pse njësia speciale u dërgu në kufi, tash qirren pse u tërheq. Një duhet kuptuar ne, nuk ishte ROSU aty as për të luftuar, as për manovra por për të ruajtur doganieret që zbatonin reciprocitetin. Nëse dikush guxon rrezikon ata që zbatojnë reciprocitetin e tabelave, njësia speciale rikthehet aty. Para 10 ditëve kishim tabela Serbe në Kosovë, sot s`kemi tabela as me flamur as me stemë Serbe. Para 10 dite Kosovarëve iu hiqeshin tabelat RKS e u vendosnin grazhdin tabela Proba, sot s`ka më tabela Proba për Kosovarët. Sot Kosova ka shënuar fitore të madhe në fushën e dialogut. Për herë të parë kemi reciprocitet të plotë mes dy shteteve. Kaq e thjeshtë e qartë sa s`ka më. E kjo po iu djeg atyre që s`janë në pushtet, e po frikohen se po merr dikush merita politike. Kosova fitoi por disa e djegin edhe Kosovën veç të riktheheshin në grazhdin e hajnisë. Por Kosova s`ka kohë me u ndalë për ata që vajtojnë kohërat e vjetra kur shteti ishte ndërmarrja e tyre private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat