“Servil i Thaçit e Veselit”, “Idiot”, “Mbylle” – Kapen keq Latifi e Olluri

Aktuale

“Servil i Thaçit e Veselit”, “Idiot”, “Mbylle” – Kapen keq Latifi e Olluri

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 21:26
Blerim Latifi dhe Parim Ollur

Një debat i nxehtë ka ndodhur sonte në mes Parim Olluri dhe profesorit Blerim Latifi.

Derisa Olluri po mundohej të fliste për marrëveshjen e arritur sot në Bruksel për situatën në veri, Latifi i ndërhynë, duke e mësuar se si ta thotë fjalën ‘Imperializëm’.

Thuaje mirë imperializmit, jo impealizmi, thuajee mirë”, i tha Latifi.

Mirëpo, Olluri reagoi shpejtë duke i thënë ‘servil i Thaçit dhe i Veselit’.

Mos më shti me ta kujtu që ke qenë servil i Thaçit, e i Kadri Veselit. Mos m’lsho në nivel të Rron Gjinovcit me t’i kujtu servilizmat në një dekadë”, i thotë Olluri.

Ndërsa, si kundër-reagim, Latifi i thotë se ai ka qenë servil i shtetit të Kosovës.

Unë kam qenë servil i shtetit të Kosovës. Po le more se s’ki cka mem përmen hiq”, i thotë Latifi.

Ndëras situata fillon të nxehet, derisa Olluri i thotë Latifit ‘idiot’.

Por, Mos u bo idiot me fol palidhje, prite deri ta përfundon dikush

Latifi i kërkoi Ollurit që të ndalet.

Mbylle. Hera e parë edhe e fundit që guxon. Nëse ka ndonjë idiot këtu, je ti”, i kthehet Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat