Kandidati për kryetar të Vushtrisë tregon ndryshimet që do të sjellë nëse votohet nga qytetarët

Aktuale

Kandidati për kryetar të Vushtrisë tregon ndryshimet që do të sjellë nëse votohet nga qytetarët

Nga: M.H. Më: 30 shtator 2021 Në ora: 22:01
Komuna e Vushtrrise

Kosova në tetor do të mbajë zgjedhjet lokale.

Është data 17 tetor ajo e cila do të vendos për të parët e komunave të vendit.

Partitë politike tashmë kanë filluar me premtimet e tyre duke pretenduar secila të fitoj bindshëm.

Në lidhje me këtë temë, për “Bota sot”, ka folur kandidati për kryetar të komunës së Vushtrisë, Ferit Idrizi.

Idrizi vjen nga PDK dhe synon të marr “timonin” e komunës së Vushtrisë, përcjell “Bota sot”.

Ai prek disa nga temat që pretendon të i ndryshojë në qytetin e Vushtrisë.

Sundimi i ligjit dhe barazia do të jenë të pa negocueshme thotë Idrizi.

Gjithashtu thotë se çdo fushë që prek qytetarët do të punoj për të ndryshuar në të mirë të tyre.

“Synoj ta ngris cilësinë e shërbimeve të qytetarëve të Vushtrrisë, përmes një qeverie që qytetarin e ka në qendër të vëmendjes pa dallim partie. Qytetarët janë lodhur nga qeveri të polarizuara pa nevojë. Sundimi i ligjit dhe barazia do të jenë të pa negocueshme, ndërsa programi qeverisës do t'i prekë të gjitha fushat dhe shtresat e qytetarëve, duke u fokusuar te zhvillimi ekonomik, rinia, të papunët dhe ngritja e cilësisë në arsim”, tha Idrizi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat