Edhe kandidati i LDK-së propozon liqe në Podujevë

Aktuale

Edhe kandidati i LDK-së propozon liqe në Podujevë

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 23:59
Ekrem Hyseni

Në LDK, nuk është vetëm kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ai që ka ideuar ndërtimin e një liqeni artificial në qendër të kryeqytetit, por është edhe një kandidat tjetër për kryetar komune që planifikon ndërtimin e një liqeni tjetër.

Bëhet fjalë për kandidatin për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni,.

Ai tha se në programin e tij është paraparë ndërtimi i një liqeni akumulues në fshatin Pollatë të Podujevës.

Sa i përket ujërave ne e kemi në plan edhe një liqen të ri akumulues në Pollatë. Studimi i fizibilitetit është kryer më herët”, tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat