Miratohet në parim projekt-kodi i procedurës penale

Aktuale

Miratohet në parim projekt-kodi i procedurës penale

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar në parim projekt-kodin e procedurës penale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i këtij projekt-kodi është avancimi i drejtësisë penale për të vendosur drejtësi në vendin tonë.

Ajo tha se është adresuar çështja e gjykimit në mungesë për te gjitha veprat penale.

"Në projekt-kodin e procedurës penale, janë adresuar edhe çështja e gjykimit në mungesë për të gjitha veprat penale. Gjykimi në mungesë sjellë drejtësi për viktimat. Për rastet që lidhen me luftën nuk ka ndryshim, është ajo që ka qenë më herët", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat