Kush është Dafina Gexha-Bunjaku që do ta zë vendin e Arben Vitisë

Aktuale

Kush është Dafina Gexha-Bunjaku që do ta zë vendin e Arben Vitisë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 11:37
Dafina Gexha-Bunjaku

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Arsyeja e dorëheqjes së tij vjen pasi që i njëjti do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

E, vendin e tij si ushtruese e detyrës do ta zë zëvendësministrja aktuale, Dafina Gexha-Bunjaku.

Këtë e ka bërë të ditur minsitri i sapodorëhequr, Arben Vitia.

Gexha-Bunjaku, ka lindur në Gjakovë, ndërsa është e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka vazhduar studimet post-diplomike në fushën e menaxhmentit shëndetësor – program i përbashkët i Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Vjenës, Austri.

Është specialiste e epidemiologjisë, dhe ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Departmentin e Epidemiologjisë. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të IKShPK për fazën përgatitore dhe menaxhuese për COVID-19.

Znj. Gexha-Bunjaku është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha. Ka punuar në Programin e Mjekësisë Familjare të zhvilluar dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, Mbretëria e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat