Nëse humb në Prishtinë, a do te rikthehet në Ministri Arben Vitia?

Aktuale

Nëse humb në Prishtinë, a do te rikthehet në Ministri Arben Vitia?

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 12:07
Arben Vitia

Arben Vitia ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, për të filluar edhe fushatën si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Vitija, i pyetur nga gazetarët në konferencën për medie, nëse do të rikthehet në krye të MSH-së në rast se i humb zgjedhjet lokale, nuk ka preferuar të përgjigjet.

Ai tha se për këtë do të flasë në momentin e parë kur e nis fushatën.

Unë jam këtu për t`u përgjigj për herë të fundit nga pozicioni i ministrit të shëndetësisë. Po bëhen 8 vite që po shërbejë për publikun. Besoj që edhe në rrethana tjera jam i gatshëm. Në momentin e parë që e filloj fushatën do të flasë për këtë dhe çështje tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat