Armend Zemaj: Sot iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste

Aktuale

Armend Zemaj: Sot iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:31
Armend Zemaj

Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas dorëheqjes së Arben Vitisë, nga detyra e ministrit të cilën e konfirmoi sot përmes një deklaraimi para mediave.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Zemaj tha se ‘sot iku nga detyra, ministri më i dështuar i qeverisë populliste’.

Sot, iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste. Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune.

Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, ku për pasojë i theu të gjitha rekordet e zeza në botë për vdekshmëri dhe numër të të infektuarve me COVID-19.

Pra, papërgjegjësinë e dëshmoi. Paaftësinë e vulosi. Rekordet e zeza që vet i arriti, po dhe vet i theu. Dështimit nuk mund t’i ikë”, ka shkruar Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat