Foto e rrallë: Ky është djaloshi që u plagos derisa u dërgonte ushqim ushtarëve të UÇK-së

Aktuale

Foto e rrallë: Ky është djaloshi që u plagos derisa u dërgonte ushqim ushtarëve të UÇK-së

Nga: M.H. Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:58
Arkiv

Një foto e rrallë është publikuar në rrjetin social Facebok.

Në foto është një djaloshi, Dardan Ahmetaj, i cili vjen nga Gllogjani, përcjell “Bota sot’.

Dardani në kohën e luftës iu ka dërguar bukë ushtarëve të UÇK-së dhe është goditur me në krahun e tij.

Me urdhër të komandatit Haradinaj, djaloshi është dërguar në Malishevë për tu trajtuar dhe në ato momente është grantua spitali, mirëpo që edhe atyre plagëve i ka mbijetuar Dardani.

Ai asnjëherë nuk ka aplikuar për status lufte.

Postimi i plotë

Djaloshi në foto është Dardan Ahmetaj nga Gllogjani, i plagosur në krah. Dardani u dërgonte bukë ushtarëve të UÇK-së, kur plumbi e goditë krahun e tij të njomë, dhe nga dita në ditë plaga i infektohej. Komandanti Ramush Haradinaj jep urdhër që Dardani të dergohej për trajtim në Malishevë, por sa arrijnë atje spitali u granatua. Dardani ky djalë i ri trim e me vullnet të madh i mbijetoj plagëve dhe sot jeton me nënën e tij ende në Gllogjan. Ai asnjëherë nuk ka aplikuar për status lufte.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat