Gripi i shpezëve paraqitet në Kosovë

Aktuale

Gripi i shpezëve paraqitet në Kosovë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 16:06
Ilustrim

Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve “Avian Influnza” në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë. Kështu ka njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

AUV përmes një komunikate për media ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve në fermën e prekur.

Janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

AUV ka dhënë disa sugjerime për fermerët:

Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,
Mbani shpezët në kushte të mira,
Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.
Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,
Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat