“E shkëlqyeshme, standard për rajonin”, Shasha me fjalë të mëdha për ministren e Kurtit

Aktuale

“E shkëlqyeshme, standard për rajonin”, Shasha me fjalë të mëdha për ministren e Kurtit

Nga: A.Zh Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:31
Demush Shasha

Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka vlerësuar lartë ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Ai e ka quajtur “të shkëlqyeshme” dhe “standard për rajonin” intervistën e fundit të ministres Rizvanolli, përcjell Bota sot.

“Hera e parë që shikova një intervistë të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. E shkëlqyeshme. Elokuente, me shumë mirësjellje dhe modesti. Standard për rajonin.

Prej përvojës e them: në çdo parti politike, gratë janë më të afta se burra”, ka shkruar Shasha në një postim në Facebook.

Rizvanolli ka theksuar se Kosova ka kërkuar informacione shtesë nga MCC-ja për projektin gazsjellësit. Ministrja ka thënë se një gjë të tillë e kanë bërë për të qenë në gjendje të marrin një vendim të mirinformuar për një projekt të tillë, teksa ka konfirmuar se kanë vendosur që grantin e MCC-së ta shfrytëzojnë për investime të tjera që gjithashtu ndërlidhen me fushën e energjisë dhe de-karbonizimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat