KQZ-ja ka pranuar deri më tani mbi 1 mijë pako me fletëvotime nga jashtë

Aktuale

KQZ-ja ka pranuar deri më tani mbi 1 mijë pako me fletëvotime nga jashtë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më 1 tetor ka pranuar 1,932 pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet lokale.

Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se pakot me fletëvotime janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës 24 orë.

“Deri më 1 tetor KQZ-ja ka pranuar 1,932 pako me fletëvotime të cilat janë tërhequr nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Pakot me fletëvotime janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës për 24 orë, ndërkaq hapësirat e brendshme janë në vëzhgim të kamerave”, ka thënë Ahmetaj, në mbledhjen e KQZ-së të shtunën.

Votimi përmes postës ka nisur më 15 shtator, ndërkaq përfundon më 15 tetor. Zgjedhjet lokale zhvillohen më 17 tetor në 36 komuna të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat