​Todiç: Të tërhiqet Njësia Speciale, në të kundërtën barrikadat nuk largohen

Aktuale

​Todiç: Të tërhiqet Njësia Speciale, në të kundërtën barrikadat nuk largohen

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:45
Zoran Todiç

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiç, ka thënë se mbetet kërkesë e protestuesve që fillimisht të tërhiqet Njësia Speciale e Policisë së Kosovë, në të kundërtën barrikadat nuk do të tërhiqen.

Në një deklarim para mediave, Todiç ka thënë se ajo çfarë është kërkuar nga KFOR-i edhe është zbatuar, por që insiston në tërheqjen e Njësisë Speciale.

Todiç: Është kërkuar qe njësitë e ROSU të tërhiqen

“Jemi këtu me pjesëtarët e KFOR-it. Njerëzit e kanë liruar një korsi të rrugës që ushtarët e KFOR-it të vijnë pa pengesa në lokacionin ku gjenden për momentin këto forca speciale të Policisë së Kosovës. Ajo që është kërkuar është bërë, dhe në bisedime me njerëzit e KFOR-it është kërkuar qe njësitë e ROSU të tërhiqen, dhe në atë moment që njësit ROSU të tërhiqen, edhe kjo e gjitha do të largohet na rruga. KFOR i është i vendosur që këtë marrëveshje ta respektojë deri në fund, asgjë nuk mund të behet, në atë moment që të gjithë të mund të kthehemi jetës normale”, tha ai para gazetarëve.

Ai ka thënë se mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të mbretërojë paqja, por që mbron protestuesit të cilët janë barrikaduar tash e 13 ditë në rrugët që shpien në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë.

Todiç: Paqja është e nevojshme edhe për serbët edhe për shqiptarët

“Natyrisht, kjo marrëveshje është arrit në mes Serbisë dhe Prishtinës, garantues i kësaj marrëveshje e dimë qe është Bashkimi Evropian. Populli është këtu qe 13 ditë dhe janë të vendosur qe të rrinë dhe të qëndrojnë, dhe vërtet kanë qenë këmbëngulës dhe konsistent. Më e rëndësishmja kanë qenë të përgjegjshëm dhe nuk kanë lejuar qe të ndodh ndonjë incident, që në këtë moment është shumë me rëndësi, sepse paqja është e nevojshme edhe për serbët edhe për shqiptarët dhe për të gjithëve në regjion”, tha ai.

KFOR-i ka siguruar se do të qëndrojë për dy javët në vijim në pikat kufitare ku dhe do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat