Nitaj: Bisedimet Kosovë-Serbi, janë kthyer në dialog teknik

Aktuale

Nitaj: Bisedimet Kosovë-Serbi, janë kthyer në dialog teknik

Nga: M.H. Më: 2 tetor 2021 Në ora: 22:49
Muharrem Nitaj

Gjatë ditës së sotme janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Tashmë pjesëtarët e KFOR-it e kanë marrë kontrollin në këto dy lokacione.

Mirëpo një temë aktuale mbetët dialogu Kosovë-Serbi, një marrëveshje finale mungon ende për të dy vendet.

Kjo marrëveshje në bazë të kronologjisë së ngjarjeve duket edhe shumë larg të ndodhë.

Në lidhje me këtë temë, për “Bota sot”, ka folur nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili u shpreh se nuk do të ketë marrëveshje finale nëse atu nuk përfshihet SHBA-të.

Sipas tij jemi kthyer në dialogun Teknik dhe po lëmë anash situatën pandemike.

Nuk i besoj dialogut me Serbinë, derisa në këtë proces nuk do të përfshihen SHBA. Duket një mision i pamundshëm. Ne në vend që të zhvillojmë një dialog politik për marrëveshje përfundimtare, sërish i jemi kthyer dialogut Teknik. A po e shihni se si në kohën kur po përballemi me sëmundjen e shekullit që po e rrezikon njerëzimin e edhe popullin tonë, ne kryetemë i shndërrojmë targat”, u shpreh Nitaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat