Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Aktuale

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 15:36
Foto nga takimi

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e vendeve partnere, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Një ndër temat e interesit të përbashkët që u diskutuan në këtë takim në mes të ministrit Mehaj dhe ambasadorit Abbot ishte lidhur me veprimet e nevojshme për realizimin e planit të përbashkët në fushën e mbrojtjes.

Në kuadër të partneritetit të fuqishëm në mes dy vendeve dhe ministrive tona të mbrojtjes.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe lidhur me situatën aktuale të sigurisë ku të dy u pajtuan se interes i rajonit është paqja, siguria dhe stabiliteti i qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat