Dëshmitari: Pas maltretimeve në Zllashë, jam trajtuar nga mjek privat

Aktuale

Dëshmitari: Pas maltretimeve në Zllashë, jam trajtuar nga mjek privat

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 11:26
Pamje nga seanca

Dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Salih Mustafës në Hagë ka thënë se si pasojë e maltretimeve që pretendon se i janë bërë në Zllashë, sot vazhdon të përballet me probleme shëndetësore. Megjithatë, para trupit gjykues ai ka thënë se është trajtuar nga mjekë privatë dhe jo në spitale publike në Kosovë.

Derisa u është përgjigjur pyetjeve të mbrojtëses së viktimave Anni Pues, dëshmitari W01679 ka thënë se ka dhëmbë artificial meqë sipas tij në Zllashë i janë thyer dhëmbët nga keqtrajtimet që pretendon se i janë bërë.

Dëshmitari: Dhëmbët mi kanë thyer, i kam artificial

“Edhe ashtu mi kanë pas thyer dhëmbët, po edhe shkaku i infeksionit, e bëra operimin e i rregullova dhëmbët. Artificial i kam edhe sot”, ka thënë dëshmitari i mbrojtur.

Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Hagë, ai ka thënë se të gjitha problemet shëndetësore që i ka sot janë pasojë e keqtrajtimit në Zllashë.

Dëshmitari: Pas maltretimeve në Zllashë jam trajtuar nga mjek privat

“Krejt prej Zllashit, por jam munduar më shumë me shku privatë shkaku që ti edhe me shku kështu të mjeku ti nuk ke mujt me i thënë një mjekut që më ka torturuar UÇK-ja ose diçka, dhe më shumë kemi shku në mënyra private, veç me kry punë më thjeshtë se kështu më ka shku më shumë nëpër njerëz privatë, nëpër mjekë privatë, shkaku që ti nuk ke mujt me shku te mjeku me i thënë më ka dëmtu UÇK-ja, sepse të ne është më ndryshe, të ne mentaliteti është ndryshe prej vendeve të Evropës, janë këto gjëra që shumë larg jemi me mentalitet, fatkeqësisht një pjesë e shoqërisë është shumë larg me këtë mentalitet. Me pas shku bën vaki i ke pasur edhe këta duke punuar aty se këta i kanë pasur krejt të uzurpuara ato ambulanta, këta janë kanë vet Zot aty”, ka thënë dëshmitari W01679.

Dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat