Eksperti amerikan mbeshtet Albin Kurtin, ia bën të qartë këtë gjë Serbisë: ShBA dhe BE nuk do të lejojnë...

Aktuale

Eksperti amerikan mbeshtet Albin Kurtin, ia bën të qartë këtë gjë Serbisë: ShBA dhe BE nuk do të lejojnë...

Nga: A.M Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:51
Alon Ben-Meir dhe Albin Kurti

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir ka komentuar vendimin e reciprocitetit të kryeministrit Kurti, ndaj Serbisë.

Ai në një postim në Facebook tha se vendimi i Kurtit për targat serbe është legjitim, për sa kohë edhe Serbia vepron njëjt me targat e Kosovës.

Gjithashtu, Ben Meir nuk beson se situata do të përshkallëzohet dhe të shkaktohet luftë në mes dy shteteve.

“Unë nuk besoj se konflikti për këtë çështje do të përshkallëzohet dhe sigurisht nuk do të çojë në luftë, pasi as SHBA -ja dhe as BE -ja nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë”, deklaroi eksperti amerikan, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ekzistojnë dy çështje kontradiktore në lidhje me veriun e Kosovës. Unë besoj se kërkesa e # Kurtit që makinat serbe që hyjnë në Kosovë të ndryshojnë targën është legjitime, domethënë për aq kohë sa Serbia vazhdon të këmbëngulë që makinat shqiptare të Kosovës që hyjnë në Serbi duhet të ndryshojnë targat e tyre. Që Kurti të pranojë kërkesën #serbe sigurisht që do të përkthehet në pranimin e një pjese të pavarësisë së Kosovës. Thënë kështu, unë nuk besoj se konflikti për këtë çështje do të përshkallëzohet dhe sigurisht nuk do të çojë në luftë, pasi as SHBA -ja dhe as BE -ja nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat