Prokurori Çela takon ministren e Drejtësisë së Kosovës, në fokus reforma në drejtësi

Aktuale

Prokurori Çela takon ministren e Drejtësisë së Kosovës, në fokus reforma në drejtësi

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:48
Albulena Haxhiu/ Olsian Çela

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm duke vënë theksin në rritjen e efikasitetit sa i përket ndihmës së ndërsjellë juridike mes dy vendeve.

Nga të dy palët u vlerësua se është e nevojshme të rritet bashkëpunimi mes autoriteteve gjyqësore në drejtim të goditjes së aktiviteteve kriminale.

Me interes të veçantë Çela dhe Haxhiu diskutuan për ecurinë e reformës në drejtësi, arritjet dhe sfidat me të cilat përballet sistemi i prokurorisë shqiptare dhe asaj kosovare, në një kohë kur reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut është prioritet për të dy vendet.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se duke përdorur të gjithë strukturat ekzistuese dhe instrumentet ndërkombëtare të ndihmës reciproke të dy vendet do të jenë në gjendje t’i përgjigjen sfidave në luftën kundër kriminalitetit jo vetëm në të dy anët e kufirit por edhe në nivel rajonal e global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat