“Opozita po mendon se populli ha bar”/ Halil Geci mbështet fuqishëm Albin Kurtin

Aktuale

“Opozita po mendon se populli ha bar”/ Halil Geci mbështet fuqishëm Albin Kurtin

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 19:09
Halil Geci

Halil Geci vazhdon të dalë hapur në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe liderit të saj, Albin Kurti, edhe tash kur vendi është në fushatë zgjedhore.

Halil Geci, në një paraqitje televizive ka përkrahur politikën qeverisëse të kryeministrit Kurti. Ai ka thënë se Kurti, e ka mbështetjen e 60 për qind të elektoratit shqiptar në Kosovë, dhe sipas tij, opozita po mendon se populli ha bar, kur i ka dhënë mbështetje kaq të madhe partisë të cilën e drejton kryeministri.

“Albin Kurti për momentin është duke i udhëhequr mirë edhe bisedimet me Serbinë”, ka thënë Geci.

Ai ka mbështetur edhe vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës, për reciprocitet me targat me Serbinë. Geci ka thënë se ajo ka qenë një marrëveshje e arritur më herët, së cilës i ka skaduar afati, dhe tani vetëm është vendosur reciprociteti.

Sipas tij, edhe vendimi për të mos mbështetur iniciativën ‘Ballkani i Hapur’, është i duhur. Ai thotë se kjo është në dëm të Kosovës, dhe këtë mund ta dijë edhe një fëmijë 6 vjeçar, pasi Serbia sipas tij është një superfuqi rajonale në ekonomi, dhe fëmijët tanë pastaj do të detyroheshin të shkonin në Serbi të bënin punë nga më të rëndat, që të sigurojnë mbijetesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat