Akuza ndaj Komisionerit Varhelyi: “Ka urdhëruar mbylljen e syve para veprimeve të Serbisë”

Aktuale

Akuza ndaj Komisionerit Varhelyi: “Ka urdhëruar mbylljen e syve para veprimeve të Serbisë”

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 20:39
Olivér Varhelyi

Komisioneri i zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi u kritikua si një zyrtar që ka fshirë apo ka zbutur kritikat ndaj vendeve kandidate në drejtim të rënies së standardeve demokratike të shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në favor të një agjende të qeverisë hungareze që synon të dobësojë vlerat e BE-së dhe në mbështetje kryesisht të Serbisë, bëhet e ditur nga një analizë e politiko.eu.

Një publikim online i specializuar, sipas analizës, një diplomat i BE-së e ka cilësuar atë si “Voldemorti i Zgjerimit”, duke iu referuar me emrin e personazhit të zi të serisë Harry Potter, në të cilën, Voldemorti (i përkthyer në shqip si Fluronvdekje), arrin të rrëmbejë pushtetin në republikën e magjisë përmes një grushti shteti të heshtur.

Várhelyi akuzohet se ka mbyllur sytë para rënies dramatike të standardeve demokratike në Serbi, një vend që është klasifikuar nga Freedom House si “pjesërisht i lirë” nga statusi i mëparshëm “i lirë”. Zyrtarë të ndryshëm të Drejtorisë së Zgjerimit, të cituar pa emër nga raporti, ankohen se komisioneri i ka shtyrë ata të mos shohin me vëmendje situatën me qëllim që të nxisin përparimin e anëtarësimit, veçanërisht të Serbisë.

Dhe megjithëse diplomati hungarez ka për qëllim të japë vlerësime të barabarta për të gjithë anëtarët e mundshëm, ai po e shtyn kandidaturën e një vendi mbi të gjitha: Serbisë-përkundër faktit se Beogradi nuk ka arritur të bëjë përparim në çështjet kryesore dhe madje ka bërë regres në disa, sipas vëzhguesve të demokracisë.

Romeo Franz, një europarlamentar për të Gjelbrit nga Gjermania, i tha Politico.eu se qëndrimi i Varhelyit ka qenë i debatueshëm edhe në rastin e bllokimit të vendimit për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nga vetoja Bullgare, kur ka propozuar ndarjen e procesit për të lejuar hapjen për Shqipërinë por jo për Maqedoninë e Veriut. Franz sheh një lidhje mes mbështetjes së qeverisë Orban në Hungari për ish-kryeministrin e dënuar për korrupsion Nikola Gruevski.

Një punonjës i Drejtorisë së Zgjerimit komentoi gjithashtu se vëren një përputhje të dukshme mes qëndrimit të qeverisë hungareze ndaj Turqisë dhe qëndrimit të Varhelyit. Ai akuzohet gjithashtu se ka fshirë nga projekt-raporti për Turqinë, disa referenca në lidhje me nxitjen e gjuhës së urrejtjes nga politikanët në pushtet në Turqi ndaj komunitetit LGBTQ+ apo për dhunimin e gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat