85 vjeçarja nga Lipjani që u bë dëshmitare në gjykatë ndaj Stanishiqit

Aktuale

85 vjeçarja nga Lipjani që u bë dëshmitare në gjykatë ndaj Stanishiqit

Nga: P.R Më: 5 tetor 2021 Në ora: 21:07
Imri Ahmeti takuar të moshuarën Zejnepe Gashi, e cila u bë dëshmitare në gjykatë ndaj Stanishiqit.

Gjatë ditës së sotme, Goran Stanishiq është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjet fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

E kryetari i Komunës së Lipjanit, njëherit nënkryetar i LDK-së, Imri Ahmeti, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se sot ka takuar të moshuarën Zejnepe Gashi, e cila u bë dëshmitare në gjykatë ndaj Stanishiqit.

“Halla Zep nga Sllovia, në moshën e saj të shtyrë, u bë dëshmitare në gjykatë ndaj Stanishiqit, duke i kontribuar një cope drejtësie për civilët e vrarë gjatë luftës në Lipjan nga forcat serbe, pjesë e të cilave ishte edhe krimineli i dënuar nga drejtësia e Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Ahmeti, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Sonte e vizitova hallen Zep (Zejnepe Gashi), halla 85 vjeçare nga Sllovia, të cilës në luftë iu vranë pesë anëtarë të familjes.

Arsyeja e kësaj vizite lidhet me ngjarjen e fundit që kthen shpresën kah drejtësia. Dy dekada pas krimeve barbare, të kryera në Sllovi, një gjysmë drejtësie u vendos në Kosovë, me dënimin e kriminelit të luftës Goran Stanishiq.

Halla Zep nga Sllovia, në moshën e saj të shtyrë, u bë dëshmitare në gjykatë ndaj Stanishiqit, duke i kontribuar një cope drejtësie për civilët e vrarë gjatë luftës në Lipjan nga forcat serbe, pjesë e të cilave ishte edhe krimineli i dënuar nga drejtësia e Kosovës.

I dëshiroj jetë të gjatë hallës Zejnepe bashkë me bijtë e bijat e saj të shumta nga Lipjani dhe e gjithë Kosova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat