Polemizojnë Bernard Nikaj e Tomë Gashi për marrëveshjen e Brukselit

Aktuale

Polemizojnë Bernard Nikaj e Tomë Gashi për marrëveshjen e Brukselit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 21:53
Bernard Nikaj e Tomë Gashi

Bernard Nikaj i PDK’së ka kritikuar marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetin e targave. Thotë se targat serbe në Kosovë ishin ilegale dhe se tani janë legalizuar. Me këtë nuk është pajtuar Tomë Gashi.

Tomë Gashi e pranon se aktualisht po zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel nga Edita Tahiri.

"A po pajtoheni se është ka implementohet marrëveshja e Edita Tahirit?" pyeti Nikaj –Gashin.

“1 miliard për qind po pajtohem por pse se nuk e implementuan këta të tjerët. Pse dikush si Edita Tahiri nuk e implementoi deri tash. U dasht me ardh dikush si Albin Kurti me imponu këta stikersa”, thotë Gashi.

“Sepse tani është afati”, iu përgjigj Abelard Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat