Haradinaj: Ja pse e kritikojmë Qeverinë Kurti

Aktuale

Haradinaj: Ja pse e kritikojmë Qeverinë Kurti

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 23:21
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka sqaruar arsyet e kritikave ndaj Qeverisë Kurti. 

Ai në një debat televiziv, ka thënë se keqmenaxhimi të pandemisë,  mungesa e vaksinave, numri i madh i viktimave nga COVID-19 kanë qenë arsyet e këtyre kritikave..

“Qeveria është mjaft e pakujdesshme në menaxhimin e parasë publike, qeveria me më së shumti tenderë njëburimor. Ne nuk i kemi parë as në konferenca për shtyp, as afër familjeve e institucioneve të shëndetësisë, pra një qasje mjaft indiferente”, u shpreh Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe ndërprerjen e projekteve zhvillimore në komuna, përfshirë edhe projekte strategjike si dhe dëmet në politikën e jashtme dhe qasjen e gabuar në dialog.

“Qeveria Kurti e ktheu Serbinë në një engjëll të dialogut e Kosovën në pengues.  Së fundmi, ishin dy vendimet më të rrezikshme, marrëveshja për targat, e cila nuk është marrëveshje reciprociteti, sepse Ushtria e Serbisë nuk u largua nga kufiri që t’ia lëshojë vendin KFOR-it, siç ndodhi rasti me Kosovën”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat