Familja e Haki Imerit i reagon ashpër Pacollit për vizitën në Hagë, ia kujton edhe një ngjarje të dhimbshme

Aktuale

Familja e Haki Imerit i reagon ashpër Pacollit për vizitën në Hagë, ia kujton edhe një ngjarje të dhimbshme

Nga: M.L. Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:38
Haki imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri ka reaguar pasi kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-krye-parlamentarin Kadri Veseli si dhe ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimin.

Sipas familjes Imeri, për 20 vite rresht asnjëherë nuk e dëgjuam Behgjet Pacollin ta thoshte edhe një fjalë të vetme për zbardhjen e vrasjeve politike.

Kjo familje thotë se Pacolli ka shumë për të rrëfyer edhe për ngjarjes të më hershme.

Postimi i plotë i plotë i familjes Imeri:

Behgjet Pacolli paska vizituar në Hagë padronet e tij, sigurisht edhe ky 'pro-amerikan ' lufton për drejtësi. Për 20 vite rresht asnjëherë nuk e dëgjuam Behgjet Pacollin ta thoshte edhe një fjalë të vetme për zbardhjen e vrasjeve politike...

Tash po kërkoka drejtësi drejtësi për ata që kanë vra shqiptarë, do të ishte mire qe Behgjeti të na thotë të vërtetën në lidhje me vrasjen e patrioteve shqiptarë në kohën kur ai ishte në shërbim të UDB-së, kur Behgjeti me padronet e dikurshëm persekutonte patriotët shqiptarë që luftonin për të drejtat e tyre.

E vërteta nuk mbulohet, nuk fshihet edhe pse tërë jeteë ke punuar dhe punon ta fshehësh atë ngjarje të dhimbshme, kriminale të 17 janarit 1982 ...

Ke shumë për të rrëfyer dhe nëse nuk i rrëfen ti do të rrëfejë historia ..

Postimi pa ndërhyrje nga profili në Facebook "Haki Imeri"

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat