Vetëm një i vdekur nga Covid-19, rriten rastet e reja

Aktuale

Vetëm një i vdekur nga Covid-19, rriten rastet e reja

Nga: M.L. Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 41 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë.

Sipas raportit gjatë këtyre 24 orëve është shënuar një rast i vdekjes derisa janë shëruar edhe 198 qytetarë.

Postimi i plotë:

06 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279. Në total numri i rasteve aktive është 1.737.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat