Haziri paralajmëron rikthimin e LDK-së

Aktuale

Haziri paralajmëron rikthimin e LDK-së

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 21:35
Lutfi Haziri

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK do të rikthehet në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

LDK pësoi rezultatin më të dobët në histori të saj në zgjedhjet në nivel vendi të 14 shkurtit ku fitoi diku rreth 13% të votave. Por Haziri thotë se ndryshimet e brendshme do të tregojnë se LDK do të rikthehet fuqishëm.

“LDK do të rikthehet”, tha ai.

“Sado që jemi vonuar në leximin e situatës, mendoj se kemi arritur të kryejmë veprimet e duhura. Sado që kjo parti është përballur me kushte të vështira, kjo parti ka ditur të rikthehet. Kishim fituar Prishtinën pa balotazh. Kemi pasur rezultatin historikisht me të keq të mundshëm, por dorëheqja dhe riorganizimi kanë krijuar një ambient ku mund të diskutohet me njerëz dhe u sqarohet qytetarëve cfarë ka ndodhur. Prapë vjen në shprehje, po e shohim në shumicën e komunave, rikthimi i madh i LDK-së do të jetë me numra dhe me ulëse në asamble”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat