Kryeprokurori Smith: Një grup i fuqishëm në Kosovë nuk e duan ekzistencën e Speciales, faktet që do të dalin në dritë..

Aktuale

Kryeprokurori Smith: Një grup i fuqishëm në Kosovë nuk e duan ekzistencën e Speciales, faktet që do të dalin në dritë..

Nga: M.L. Më: 7 tetor 2021 Në ora: 15:31
Udhëheqësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith

Udhëheqësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith, gjatë seancës së sotme (e enjte) ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hyseni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ka deklaruar në Kosovë është një grup njerëzisht të fuqishëm që nuk e duan ekzistencën e Gjykatës Speciale.

“Ekziston një grup i vogël, por i fuqishëm njerëzish në Kosovë, të cilët nuk e duan ekzistencën e kësaj gjykate dhe të cilët do të bëjnë gjithçka për ta dëmtuar por pa pasur sukses në orvatjen e tyre për ta shpëtuar idenë e rreme se asnjë ushtar i UÇK-së nuk ka kryer krime gjatë luftës”, ka deklaruar Smith.

Ai ka thënë se ata që janë kundër gjykatës e dinë mirë se faktet që do t`i zbardhë zyra e Prokurorit nuk do të lënë dyshime se ideja që asnjë ushtarë i UÇK-së nuk ka kryer krime është e rreme.

“Siç e dinë mirë ata që janë kundër kësaj gjykate, cështjet e paraqitura nga zyra që unë drejtoj dhe faktet, faktet që do të dalin në dritë nga gjyqet e zhvilluara në këtë sallë nuk do të lënë asnjë dyshim se kjo ide nuk është e vërtetë. Por, kjo ide e rreme është aq e rëndësishme sa që disa udhëheqës të caktuar të UÇK-së do të bëjnë çmos, gjithçka që të pendojnë daljen në dritë të informacioneve që tregojnë se kjo është e vërtetë”, u shpreh Kryeprokurori.

Në këtë grup, kryeprokurori Smith i ka futur edhe z. Hysni Gucati dhe z. Nasim Haradinaj, që sipas tij, janë kundërshtarë të speciales, ndërsa denigrojnë bashkëpunëtorët e saj duke i quajtur spiunë e kolaboracionisit.

“Këta të akuzuar janë pjesë e këtij grupi dhe duan që kjo gjykatë të çmontohet në cdo mënyrë. Z. Gucati dhe z. Haradinaj janë kundërshtarë të zëshëm të këtij institucioni, duke denigruar këdo që do ta njihte apo do të bashkëpunonte me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Dhomën e Prokurorit të Specializuar, si spiun, kolaboracionist dhe tradhtar që kanë tradhtuar bashkatdhetarët”, përfundoi kryeprokurori Smith.

Kujtojmë, se më 18 tetor do të paraqitet dëshmitari i parë në rastin ndaj dy ish krerëve të UÇK-së, Haradinaj e Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat