IPK shkëmben përvojat me agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA-ve

Aktuale

IPK shkëmben përvojat me agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA-ve

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 16:04
IPK shkëmben përvojat me agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA-ve

Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë, po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA.

 Delegacioni i IPK-së u mirëprit  nga NYPD (Departamenti i Policisë së New Yorkut), ku u njoftua nga afër me punën e këtij Departamenti nga Komisionieri i Punëve të Brendshme Josef Reznik dhe nga zyrtarë të lartë të Policisë së New Yorkut. Delegacioni i IPK-së vizitoi Akademinë Policore të New Yorkut dhe Qendrën e Përbashkët Operative, si dhe po vazhdon takimet në institucionet tjera të sigurisë.

 Delegacioni i IPK-së gjithashtu u prit nga Illyrian Society, organizata e policëve shqiptar në New York dhe nga Konsullata e Kosovës në New York. 

Kjo vizitë është organizuar me mbështetjen e ICITAP-it Amerikan dhe konsiderohet mjaft e rëndësishme në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së si një mekanizëm i rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat