Aplikimi për viza/ Bie nga sistemi faqja e Ambasadës Gjermane në Kosovë

Aktuale

Aplikimi për viza/ Bie nga sistemi faqja e Ambasadës Gjermane në Kosovë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Sot, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë hapë linkun për termine për viza pune në Gjermani.

Në njoftimin e kësaj ambasade bëhet e ditur se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë punë për muajin nëntor, do të hapet në orën 14:00.

Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur. Lista e pritjes për nëntorin do të hapet të enjten, 7 tetor në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet arsyeja e rënies nga sistemi të linkut për termine për viza pune në Gjermani.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat