“Hajgare, hajni e krim”/ Skandali në RTK ku u keqpërdorën mbi 472 mijë euro, reagon ashpër Thaçi

Aktuale

“Hajgare, hajni e krim”/ Skandali në RTK ku u keqpërdorën mbi 472 mijë euro, reagon ashpër Thaçi

Nga: A.Zh Më: 7 tetor 2021 Në ora: 18:56
Jusuf Thaçi

Ish zëvendësministri i Arsimit në Qeverinë Kurti 1 Jusuf Thaçi, ka komentuar për skandalin në Radio Televizionin e Kosovës, ku për një “R” janë keqpërdorur 472 mijë euro.

Në vend të KRU “Pastrimi”, RTK-ja pagoi për rreth 5 vjet, mbi 472 mijë euro kompanisë “Pastimi”.

E arsyetimin e drejtorit gjeneral të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, se pagesa është bërë gabim, Thaçi e quan të pavërtetë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky justifikim është edhe krim.

Reagimi i Thaçit në Facebook:

Kjo është hajgare.

Për t'u ekzekutuar një pagesë duhet emri dhe numri i xhirollogarisë së përfituesit. Nëse këto dy të dhëna nuk përputhen, pagesa nuk ekzekutohet.

Kështu që nuk është e vërtetë që pagesa është bërë gabim për shkak të një shkronje në emrin e përfituesit, por aty duhet të ketë qenë edhe numri i xhirollogarisë së "përfituesit gabim".

Ky lloj justifikimi i mashtrimit e hajnisë është ofendues, përveçse krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat