Ismaili tregon përvojat e tij duke bujtur në Prishtinë: Hyra brenda, njeriu më tha e kam votu një parti tjetër

Aktuale

Ismaili tregon përvojat e tij duke bujtur në Prishtinë: Hyra brenda, njeriu më tha e kam votu një parti tjetër

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:41
Uran Ismaili

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka folur për fushatën e tij që u komentua mjaft shumë para zgjedhjeve të 17 tetorit.

Ismaili ka ndarë disa nga përvojat e tij gjatë fushatës, teksa shkonte për të bujtur në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

“Kur e kam nis idenë e të buajtmes dëshira ka qenë më simbolizu qe kryetari duhet të jetë shumë afër qytetarëve. Kryetari zgjidhet me votë direkte nga qytetarët. Në rastin e komunës e ke një fletëvotim, ti e voton direkt kryetarin, që i bie që i përgjigjesh direkt qytetarit. Nuk e shoh bashkëpunimin me qytetar si ngarkesë. Simbolika ka qenë me e pa qysh është me jetu në një lagje të caktuar. Me e ngjall bashkëpunimin kryetar qytetar”, tha Ismaili.

Ismaili tha se ka bujtur edhe në familje që nuk kanë qenë votues të PDK-së. Ai tregon një rast kur teksa po hynte brenda në një shtëpi, një burrë i kishte thënë që e voton një parti tjetër.

“Kom shku kam bujt në familje që nuk kanë qenë me PDK-në, bile e kam pasë një rast kur tu hi brenda njeri më ka thanë, valla unë e kam votu një parti tjetër, i thashë për mu nuk ka problem kjo punë”, tregoi Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat