Shkarkohet kryeshefi i Stacionit të Autobusëve, Hoti flet pas shkarkimit

Aktuale

Shkarkohet kryeshefi i Stacionit të Autobusëve, Hoti flet pas shkarkimit

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 11:38
Stacioni i Autobusëve

Kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti është shkarkuar nga kjo pozitë. Në vendimin që është marrë dje thuhet se Hoti ka kryer një sërë shkeljes ligjore, gjatë kohës sa ka qenë në këtë post.

Sipas vendimit, arsyet e shkarkimit janë shkeljet ligjore që Hoti ka kryer gjatë kohës si kryeshef.

Në vendimin e tij, Bordi ka numëruar një serë shkeljesh.

Këtij të fundit i është shqiptuar edhe vërejtje me shkrim duke i dhënë afate të caktuara kohore për reflektim por ky i njejti ka degraduar edhe më tutje sjelljen e tij.

Media ka kontaktuar Hotin për të marrë një deklarim të tij, pas këtij vendimi.

“Po, dje e kam pranuar vendimin. Ata që thonë se kam kryer shkelje, janë të zgjedhur në mënyrë jo të rregullt. Janë organet hetuese që ta shikojnë”, tha Hoti për Sinjalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat