“Lladrovci ka pranuar se ka vjedhur zhavor, hajde tash jep dorëheqje”

Aktuale

“Lladrovci ka pranuar se ka vjedhur zhavor, hajde tash jep dorëheqje”

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:58
Ramiz Lladrovci

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka publikuar dokumente të prokurorisë dhe gjykatës ku prezantohet një rast i vjedhjes së pasurisë publike nga kryetari aktual i kësaj komune Ramiz Lladrovci.

Në dëshmitë e prezantuara nga Drenori prezantohen fakte se ndaj Ramiz Lladrovcit ishte ngritur propozim akuzë për vjedhje të zhavorit në një lokacion nën menaxhimin e Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe kallëzim penal ndaj tij në vitin 2009.

Pas kësaj më 2015 Lladrovci kishte kërkuar që çështja të zgjidhet me ndërmjetësim duke pranuar fajin për veprën e ngarkuar penale.

Pas kësaj Gjykata Themelore e Prishtinës dega në Drenas ka marrë aktvendim për zgjidhjen e këtij kontesti përmes ndërmjetësimit.

Në bazë të këtyre dokumenteve të publikuara Drenori ka kërkuar dorëheqjen e Ramiz Lladrovcit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat