Eksperti i Ekonomisë: Ja si të evitohet rritja e ndjeshme e çmimeve të energjisë elektrike

Aktuale

Eksperti i Ekonomisë: Ja si të evitohet rritja e ndjeshme e çmimeve të energjisë elektrike

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 14:02
Muhamet Mustafa

Eksperti i Ekonomisë, Muhamet Mustafa ka treguar se si të evitohet rritja e ndjeshme e çmimeve të energjisë elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se konsolidimi i prodhimit të energjise në termocentrale, mirëmbajtja për të parandaluar defektet dhe havaritë, stimulimi i burimeve riperteritëse e disa të tjera, që sipas tij do ta zvogëlonin nevojën për import dhe mbanin çmimin në nivel të durueshëm për konsumatorët.

Sipas Mustafës janë dy faktorë kryesor që do të ndikojnë në çmim në këtë sezon të dimrit.

Në këtë moment, për këtë sezon dimri, dy faktorët kryesor që do të ndikojnë në çmimin janë niveli i prodhimit në KEK dhe çmimet e importit të enrgjisë elektrike”, tha ai.

Mustafa ka treguar pesë pika që duhet përqënduar në evitimin apo zvogëlimin e importit.

1. Rritjes së prodhimit në KEK dhe ne burimet e tjera ujore dhe enrgjisë ripertëritëse, 2. Përqëndrimin e vëmendjes në mirëmbajtje të kapaciteteve , prenvetiva për të parandaluar havaritë dhe prishjet që mund të ndikojnë në ndërprerjen e prodhimit, 3. Kursimin e enrgjisë nga konsumatorët, 4. Zvoglëmi I humbjeve komerciale ( mospëagesa e faturave, keqpërdrimi dhe vjedhja e energjisë ), 5. Mirëmbajtja e rrjetit dhe investimet për zvoglimin e humbjeve teknike”, tha Mustafa.

Postimi i plotë:

SI TE EVITOHET RRITJA E NDJESHME E ÇMIMEVE TE ENRGJISE ELEKTRIKE

• KONSOLIDIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË NË TERMOCENTRALE ( MIRËMBAJTJA PËR TË PARANDALUAR DEFEKTET DHE HAVARITE, STIMULIMI I BURIMEVE RIPERTERITESE, KURSIMI NË KONSUM, ZVOGËLIMI I HUMJEVE KOMERCIALE ( MOSPAGESA E FATURAVE DHE KEQPERDORIMET ZVOGELIMI I HUMBEJVE TEKNIKE) DO TA ZVOGLONIN NEVOJEN PËR IMPORT DHE MBANIN ÇMIMIN NË NIVEL TE DURUESHËM PËR KONSUMATORËT

Situata dramtike lidhur me rritjen e çmimeve të energjisë në Europë ka krijuar brengë tek ekonomitë familjare dhe bizneset lidhur me ngritjen evetuale të çmimeve të enerrgjisë elektrikre edhe në Kosovë. Ministrja Rizvanolli e shtroi drejtë këtë çështje në një dekleratë duke paralajmrësuar mundësinë që çmimet të rriten edhe tek ne.

Kam pasur rastin që të udhëheq një komision hetues parlamentar para disa vitesh lidhur me faturat dhe problemin e fryerjes së tyre gjatë dimrit. Komisioni gjeti se në formimin e çmimit, përndryshe të rregulluar nga ZRRE , ndikonin mbi 40 elemente të cilat në fakt mjegullonin situateën dhe mbulonin shumë dobësi menagjeriale, mbulonin ineficienecen dhe mosfunksionimin e institutcioneve të shtetit. Një pjesë të madhe të tyre i kemi evituar, veçanrisht tarifat bllok që denonin në fakt bizneset dhe konsumuesit më të mëdhenjë dhe disa elemente te tjera që nuk kishin kurrëfarë logjike. Mirëpo ka mundësi që kjo formulë që thuaja automatikisht përcakton çmimin energjisë elektrike te përmirësohet mëtutje. Në këtë moment, për këtë sezon dimri, dy faktorët kryesor që do të ndikojnë në çmimin janë niveli i prodhimit në KEK dhe çmimet e importit të enrgjisë elektrike. Prandej sa më pak të kemi nevojë për import nevoja për rritje të çmimit do të jetë më e vogël! Andaj gjithë përpjekjet duhet përqëndruar në evitimin, ose zvoglëmimin e importit nëpërmjet :

1. Rritjes së prodhimit në KEK dhe ne burimet e tjera ujore dhe enrgjisë ripertëritëse

2. Përqëndrimin e vëmendjes në mirëmbajtje të kapaciteteve , prenvetiva për të parandaluar havaritë dhe prishjet që mund të ndikojnë në ndërprerjen e prodhimit

3. Kursimin e enrgjisë nga konsumatorët

4. Zvoglëmi I humbjeve komerciale ( mospëagesa e faturave, keqpërdrimi dhe vjedhja e energjisë )

5. Mirëmbajtja e rrjetit dhe investimet për zvoglimin e humbjeve teknike

Këto janë masa urgjente. Përndryshe na presin shumë punë lidhur me strategjinë dhe politikat lidhur me furnizimin me enrgji në pajtim me nevojat tona zhvillimore dhe kërksat që lidhen me energjinë e pastër dhe evitimin e ndotjes kronike ,gadi alarmante, për të qenë pjetarë të përgjegjshëm dhe për tu inkuadruar në zbatimin e poltikave europiane lidhur me “Green Deal”- të ashtguquajturin tranzicioni i gjelbër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat