“Të jesh apo të mos jesh”/ Fitorja e Bekim Jasharit pensionon Sami Lushtakun!

Aktuale

“Të jesh apo të mos jesh”/ Fitorja e Bekim Jasharit pensionon Sami Lushtakun!

Nga: N.Sh. Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:48
Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku

Zgjedhjet lokale, përveç Prishtinës, Mitrovicës dhe disa qyteteve të mëdha në Kosovë, janë shumë interesante edhe për Skenderajn.

Një qytet i vogël, bastion i PDK-së për vite me radhë, e që padyshim, në këto zgjedhje lokale ky bastion mund të thyhet.

Kandidati për kryetar të kësaj komune, Bekim Jashari, i cili po synon edhe një post në këtë komunë, është bërë ‘mollë sherri’ për PDK-në.

Edhe pse PDK-ja në garë ka Fadil Nurën, një pjesë e madhe e kësaj partie janë në përkrahje të Bekim Jasharit.

Është deputeti Bekim Haxhiu dhe shumë personalitete të tjera, të cilat përveç përkrahjes po dalin edhe në fushatë bashkë me Jasharin.

Fitorja e Bekim Jasharit kësaj radhe do ta pensiononte Sami Lushtakun nga politika.

Kështu po pretendon analisti politik, Xhevdet Pozhari.

Ai thotë se komuna e Skenderajt është ‘të jësh apo të mos jesh’ për Lushtakun.

Për Sami Lushtakun komuna e Skenderajt është "të jesh apo të mos jesh". Fitorja e Bekim Jasharit do ta penziononte nga politika”, shkruan Pozhari në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat