Armend Zemaj: Arben Vitia po tenton t’i ikë dështimit të ardhshëm me kopje te programit

Aktuale

Armend Zemaj: Arben Vitia po tenton t’i ikë dështimit të ardhshëm me kopje te programit

Nga: M.L. Më: 11 tetor 2021 Në ora: 17:29
Arben Vitia, Armend Zemaj

Ish Ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokrarike të Kosovës, Armend Zemaj ka akuzuar kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia për kopjim të programit të kandidatit të LDK-së, Përparim Rama.

Zemaj tha se se Vitia po tenton t`i ikë dështimit të ardhshëm me kopje te programit dhe ideve kreative për një Prishtinë të zhvilluar.

Njeriu që e dëshmoi papërgjegjësinë ndaj jetës së qytetarit si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, duke e bërë Kosovën vend rekord-zi me pasoja, po tenton t’i ikë dështimit të ardhshëm me kopje te programit dhe ideve kreative për një Prishtinë të zhvilluar.

Edhe mund të kopjosh por implementimi don njeri vendimmarrës, punëtor e profesionist. Këto Arben Vitia nuk i ka”, shkroi Zemaj në FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat