Insistimi për të raportuar së bashku me drejtorin e Policisë, sqarohet Sveçla

Aktuale

Insistimi për të raportuar së bashku me drejtorin e Policisë, sqarohet Sveçla

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:09
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është sqaruar pas insistimit të tij për të raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes së bashku me drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti.

Sveçla tha se për çështje të rëndësishme ka dëshirë të marrë me vete të gjithë institucionet pjesëmarrëse.

“Ne me kënaqësi kemi pranuar ftesën për takim për të raportua për gjendjen e fundit. Kur unë ftohem të raportoj për një çështje unë marr ekipin tim me vete. Nuk jam unë individ i vetëm as zyrtar jam një përfaqësues i një institucioni ekstrem të rëndësishëm për Kosovën por tema është e rëndësishme prandaj unë marr secilin zyrtar brenda ministrisë.

Absolutisht duke përfshirë edhe drejtorin e Policisë. Jo vetëm drejtorin por e cilësoj ekip edhe të gjithë drejtorët e Agjencisë për Regjistrim Civil edhe Agjencisë së forenzikës por edhe të tjerë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat