Në Spitalin e Vushtrrisë pritet të investojnë Emiratet e Bashkuara Arabe

Aktuale

Në Spitalin e Vushtrrisë pritet të investojnë Emiratet e Bashkuara Arabe

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

U.d. Ministrja Gexha Bunjaku ka pritur në takim një delegacion nga Departamenti Shëndetësor i Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilët biseduan për mundësinë e investimeve në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

Por edhe projektet e tjera në mbështetje të sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës.

U.d. Ministrja Gexha Bunjaku vlerësoi lartë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e qëndrueshem, të dëshmuar tashmë me mbështetjen e vazhduar të Emirateve në realizimin e projekteve kyçe për kujdesin shëndetësor.

Ajo theksoi nevojat që ka sistemi shëndetësor për investime, me theks të veçantë investimet kapitale për avancimin e kujdesit dytësor dhe tretësor shëndetësor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat