Tahiri: Ka rrezik që i krejt veriu të kthehet në protektorat, që është skenar djallëzor i Serbisë

Aktuale

Tahiri: Ka rrezik që i krejt veriu të kthehet në protektorat, që është skenar djallëzor i Serbisë

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:00
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas situatës së krijuar sot në veri të vendit, e ku Policia e Kosovës zhvilloi një aksion kundër kontrabandës, gjë që u kundërshtua nga banorët lokal.

Tahiri thotë se ka rrezik që krejt veriu të kthehet në protektorat për cka thekson se ky është skenar djallëzor i Serbisë.

Për këtë skenarë, Tahiri thotë ta ketë tërhequr vërejtjen kur Qeveria pranoi në dialogun e Brukselit që KFOR-i të vendoset në zonën e dy pikave kufitare në veri.

“Situata sot në pjesën veriore është tensionuar nga ndërhyrjet e ligjshme të Policisë. Mirëpo Qeveria duhet të ketë kujdes, ta kontrolloj dhe shtensionoj situatën, dhe mos ta bjerr punën që kjo çështje të shkoj në Bruksel, siç e bëri me rastin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për targa. Ka rrezik që i krejt veriu të kthehet në protektorat, që është skenar djallëzor i Serbisë. Kam tërhequr vërejtjen për ketë skenar kur Qeveria pranoi në dialogun e Brukselit që KFOR-i të vendoset në zonën e dy pikave kufitare në veri”, ka shkruar Tahiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat