“Është derdhur gjak serb”, Imer Mushkolaj: Goran Rakiq duhet të shkarkohet, tregon çfarë agresioni po bënë kundër Kosovës

Aktuale

“Është derdhur gjak serb”, Imer Mushkolaj: Goran Rakiq duhet të shkarkohet, tregon çfarë agresioni po bënë kundër Kosovës

Nga: N.Sh Më: 13 tetor 2021 Në ora: 19:26
Goran Rakiq

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Mushkolaj kërkon që Rakiqi të shkarkohet pasi po kryen agresion kundër Kosovës.

“Goran Rakiq duhet të shkarkohet. Me qëndrimet dhe veprimet e tij, ai po kryen agresion ndaj kushtetutës dhe shtetit të Kosovës”, shkruan Mushkolaj në Facebook.

Ndryshe, ministri i Qeverisë së Kosovës, dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kishte reaguar ashpër pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar.

Ai ishte shprehur se do të shkoj në takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Rakiq aksionin policor të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).

"Nuk mund të durojmë më, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiqin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiq.“Presidenti i Serbisë është nisur për në Rashkë, dhe edhe ne do të shkojmë. Do të shkojmë të gjithë, po qe nevoja edhe 15 mijë ose 20 mijë njerëz do të vijnë”, ka thënë ndër tjera Rakiq.

Gjatë ditës ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq e cila ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat