Latifi: Kurti është kopje tipike e Rugovës për intervistat

Aktuale

Latifi: Kurti është kopje tipike e Rugovës për intervistat

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 23:12
Blerim Latifi

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kopje e Ibrahim Rugovës sa i përket dhënies së intervistave.

Latifi tha se nuk është vend demokratik nëse kryeministri flet njëherë në vit.

“Është kopje tipike e Ibrahim Rugovës. Ibrahim Rugova ka dhënë intervista një ose dy herë në vit. Në një vend demokratik, kryeministrit duhet me qenë një institucion që i përgjigjet vazhdimisht pyetjet e shoqërisë dhe të politikës.

 Nuk është vend demokratik ku kryeministri flet njëherë në vit, po flas për intervistat”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat