Arben Ahmeti: Sot u dëshmua se në veri ka struktura paralele të armatosura

Aktuale

Arben Ahmeti: Sot u dëshmua se në veri ka struktura paralele të armatosura

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 23:57
Arben Ahmeti

Arben Ahmeti ka komentuar ngjarjet e sotit në veri të vendit, ku gjatë një aksioni për kontrabandë, Policia e Kosovës hasi në rezistencë nga qytetarët serb.

Ahmeti ka thënë se protestuesit nuk ishin të zakonshëm, dhe se kanë qenë të organizuar nga strukturat paralele, dhe kriminale që janë të lidhur me kontrabandën në veri.

Policia e Kosovës si rezultat i një hetimi për kontrabandim kryesisht me barëra, që po ndodh në nivel të disa komunave të Kosovës, por që burimin e ka nga veriu, me urdhët të prokurorisë e ka nisur një aksion për të kapur, disa të dyshuar, dhe natyrisht për ti konfiskuar disa mallra të kontrabanduara".

Ajo cfarë ka ndodhur është dështim i operacionit fatëkeqësiht pasi që siç e tha edhe komandanti i policisë ka rrjedhur informacioni, dhe policët janë zënë në operacion e sipër nëpër lokalet ku kanë qenë duke e kryer operacionin pa arritur të arrestojnë të dyshuarit, dhe pa arritur të gjejnë mallrat e kontrabanduara, dhe të rrethuar nga njerëz të cilët nuk kanë qenë protestues të zakonshëm, por kanë qenë njerëz të organizuara nga strukturat paralele, dhe kriminale në veri të vendit, e të cilët janë edhe të lidhur me kontrabandën, dhe aty ka filluar sulmi ndaj policisë”, tha Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës, sot nuk kemi asnjë viktimë.

Ajo çfarë dimë deri tash është se janë përdorur armë të gjata, janë përdorur bomba, është treguar rezistencë aktive në drejtim të Policisë së Kosovës, dhe sipas burimeve që unë kam e vetmja arsye që nuk kemi ndonjë viktimë policë, është se ata janë te trajnuar mirë dhe të mësuar me këso situata, kanë arritu të qajnë rrethimin, dhe të mos pësojë asnjëri me jetë, dhe janë lënduar disa”, tha Ahmeti.

Ahmet po ashtu pohoi se sot u dëshmua se në veri ka ende struktura të armatosura.

"Ndërkaq sa i përket aspektit të sigurisë është dëshmuar sot se në veri ka struktura të armatosura të cilat refuzojnë rendin dhe ligjin, kështu qe mund të themi se ke një përpjekje për të vendosur rendin, dhe ligjin, por ka hasur në rezistencë, dhe nuk është realizuar dot”, përfundoi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat