Liri Loshi: Çka me ba kur opozitën e bëjnë hutat?!

Aktuale

Liri Loshi: Çka me ba kur opozitën e bëjnë hutat?!

Nga: M.L. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 09:43
Liri Loshi

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të Kuvendit të Kosovës, Liri Loshi ka komentuar edhe njëherë aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës, përkatësisht dilemat e partive opozitare lidhur me këtë aksion.

Loshi ka thënë në Facebook se opozita do të duhej ta injoronte qeverinë dhe ministrin dhe kryeministrin dhe ta përgëzonte Policinë e Kosovës për aksionin.

Sipas tij, opozita po e nënçmon policinë e Kosovës.

“Opozita ish dashtë me injoru qeverinë, ministrin e brendshëm dhe kryeministrin si faktorë në dy intervenimet e policisë në Veri të vendit dhe me e përgëzua policinë për aksionet e saj, apo më thjeshtë, me i dhënë asaj kreditin që vërtet e meriton. Por, jo. Ajo po e trajton policinë si një grup trutharësh që u manipuluakan aq lehtë nga pushteti! Ky është nënçmim i madh për policinë e vendit tënd, për policinë që është më e mira në rajon. Dhe, një trajtim i tillë nuk ka si të kalojë pa e irrituar policinë, por edhe publikun. Populli e do policinë e vet më shumë se çdo institucion tjetër”, shkruan Loshi në Facebook.

Ai potencon se aksioni i djeshëm sikurse edhe ai i mëhershmi për targat ishin të ideuar 90% nga Policia e Kosovës.

“Dhe këta hutat e opozitës e prekin popullin pikërisht aty ku i dhemb më së shumti. Edhe aksioni i parë edhe aksioni i dytë janë ndermarrje të ideuara e të organizuara diku 90 për qind nga policia, pra nga profesionalizmi i saj dhe mbase vetëm 10 për qind nga politika. Por, kur një opozitë fodulle si kjo që e kemi kritikon qeverinë për punën e mirë të policisë (!), atëherë krejt suksesin e policisë në mënyrë automatike ia atribuon politikës. Me një fjalë, është opozita dhe jo policia ajo që po e faktorizon qeverinë. Çka me ba kur opozitën e bëjnë hutat?!”, shkruan Loshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat