FSK e dyta ndër 100 ushtri në ushtrimin ndërkombëtar të mbajtur në Mbretëri të Bashkuar

Aktuale

FSK e dyta ndër 100 ushtri në ushtrimin ndërkombëtar të mbajtur në Mbretëri të Bashkuar

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 11:06
FSK

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zënë vendin e dytë në një ushtrim ndërkombëtar”Cambrian Patrol 2021” të Mbajtur në Britani të Madhe.

Kosovarët kanë marrë medaljen e argjendtë në konkurrencë me ekipet e 100 ushtrive.

“Disa muaj përgatitje në Kosovë, pjesëmarrja e ekipit të FSK-së në konkurrencë të fortë dhe mbi njëqind ekipe të ushtrive të shteteve të ndryshme të botës.

FSK-ja fitoi medaljen e argjendtë, duke u vlerësuar lartë puna disiplina dhe angazhimi i FSK-sënga partnerë dhe organizatorë të kësaj gare vjetore ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat