Agim Bahtiri: Ajo që nuk është bërë qe 20 vite, ndodhi dje me qeverisjen e Albin Kurtit

Aktuale

Agim Bahtiri: Ajo që nuk është bërë qe 20 vite, ndodhi dje me qeverisjen e Albin Kurtit

Nga: M.L. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 11:55
Agim Bahtiri, Albin Kurti

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se Qeveria e Kosovës mori dje tre vendime të rëndësishme për komunën e Mitrovicës.

Bahtiri në një postim në Facebook, ka shkruar se me qeverisjen e Kurtit ndodhi ajo që nuk u bë që 20 vite.

“Vendimet e djeshme të marra në mbledhjen e Qeverisë më bën të ndjehem mirë mua si kryetar komune dhe gjithë qytetarët e Mitrovicës. Ajo që nuk është bërë qe 20 vite, ndodhi dje me qeverisjen e Albin Kurtit, ku dëshmohet se prioritet i Qeverisë është Mitrovica”, shkroi Bahtiri.

Ai me këtë rast përmendi edhe vendimet e rëndësishme që u morën dje në mbledhjen e qeverisë.

Këto nuk janë premtime, por janë vendime që u morën dje në mbledhjen e Qeverisë:

1. Vendimi përfundimtar për të shpronësuar pronat e paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë. Kjo rrugë shumë shpejt do të jetë projekt i kryer.

2. Zgjerimi i rrugës ekzistuese në fshatin Bajgorë, duke ua bërë më të lehtë qarkullimin drejt Shalës së Bajgorës. Kjo i hap rrugë projektit dhe premtimit tim që Shala do të jetë qendër e turizmit.

3. U miratuan dy nismat për impiantin për "Zhvillimin e Ujërave të Zeza në Mitrovicë", ku Republika e Kosovës do të marrë kredi nga Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

LVV144 | AB +4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat